Powered by Blogger.
RSS

Shkakton dëm prej gjysmë milioni dollarësh “duke ikur nga ninxhat” (VIDEO)

Michael Allan Bray nga Teksasi e ka vjedhur një jaht gjatë vizitës së tij në Seattle dhe e ka shkatërruar atë. Mirëpo, ai i ka thënë policisë se këtë e ka bërë në përpjekje që të ikte nga disa ninxha femra aziatike.

Në deklaratën e 22-vjeçarit dhënë policisë (që do të ishte një skenar i përkryer për filmat aksion) thuhet se ai ishte agjent i CIA-s dhe kishte tentuar t’u ikte ninxhave që përpiqeshin ta vrasin.
Po ashtu, ai ka pranuar se kishte pirë gjashtë birra, kishte marrë pilula me ekstazi dhe ka përtypur disa kërpudha halucinogjene para se ta vidhte jahtin e gjatë rreth 13 metra në vlerë prej 94.000 dollarësh që e ka shkatërruar tërësisht, kurse dëmi total që ka shkaktuar shkon në vlerë prej 483.000 dollarësh.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima në njerëz, edhe pse në shumë anije pranë ka pasur njerëz duke fjetur në to.
Policia e ka gjetur Michaelin të zhveshur me disa plagë në trup dhe ai gjatë gjithë kohës ka bërtitur “ajo më gjuajti”, edhe pse nuk ka pasur asnjë njeri rreth tij.
Ky nuk është arrestimi i parë i 22-vjeçarit, i cili edhe në të kaluarën ka rënë në duart e policisë për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

Për Të Shikuar Videon Klikoni Mbi Reklam Shikim Të Këndshëm


  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS