Powered by Blogger.
RSS

Dokumentari i Miley Cyrus


Tani ajo është rritur dhe nuk ngjan aspak me atë vajzën adoleshente të Disney-t në serialin “Hannah Montana”.
Miley Cyrus po shfaqet gjithnjë e më shumë trasgresive në çdo dalje të saj, por tashmë ajo ka vendosur që të bëjë publike për fansat gjithë sekretet e saj. Për këtë ka zgjedhur që përmes një dokumentari të rrëfehet duke treguar arsyet pse performanca e saj në MTV shkaktoi aq polemika dhe pse ajo zgjodhi të shfaqej në atë formë.
Krahas daljeve “sexy” në publik, Cyrus do të zbulojë përmes këtij dokumentari edhe të pathëna rreth albumit të saj të fundit “Bangerz”.
Që në videon prezantuese të dokumentarit shfaqet Cyrus teksa thotë: “Qëllimi im është që fansat të më ndjekin në çdo moment: kur punoj në studio, kur eci në rrugë, nëpër koncerte, kudo. Do të ketë shumë lëvizje në këtë dokumentar, ndaj edhe i kam vënë këtë titull, pra “lëvizje”.
Burime pranë këngëtares bëjnë të ditur se qëllim i Cyrus është që përmes këtij dokumentari të paralajmërojë për shpërthimin e ardhshëm dhe goditjen e radhës që do t’i bëjë në këtë mënyrë Lady Gagës dhe kolegeve të tjera rivale

Per me shum klikoni me posht



  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS